Gjiko: S’kam nevojë për ‘backvokalist’, publiku i di këngët e mia (Foto)

Share Messenger
Hip hop ylli shqiptar, Gjiko, ka pasur vitin më të suksesshëm në karrierën e tij deri tash.

Ai ka qenë top artisti i këtij sezoni, duke qenë jo vetëm më i kërkuari për koncerte, por edhe për numrin e hiteve të lansuara.

Së fundmi ai performoi në Zone ku stërmbushi hapësirën me fansa, teksa ishte i pakapshëm me nga tri koncerte për një natë.

As edhe një aksident i rëndë nuk e ndali atë – ai vazhdoi turneun e tij me sukses.

Gjiko ka shprehur krenarinë për suksesin në rrjetin social Instagram, duke thënë se ai ska nevojë për ndihmës-vokalist në skenë, nga se publiku i di këngët e tij.

Nuk pritet që së shpejti Gjiko të publikojë ndonjë këngë të re, teksa ai vazhdon të shijojë suksesin e projektit “Gabime” me Nora Istrefin.

Share Messenger

Më të lexuarat