Gjiganti italian e kërkon Granit Xhakën

Share Messenger

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, do të largohet nga Arsenali në janar, raportojnë mediat angleze dhe ato ndërkombëtare.Konfimimi ka ardhur nga trajneri Unai Emery, edhe ky në ikje. “Kemi ndeshje të rëndësishme përpara dhe për këtë arsye na nevojitet një lojtar si Xhaka. Por nuk e di nëse do të luajë akoma me ne. Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të na ndihmojë”, është shprehur Emery, duke zyrtarizuar fundin e aventurës së futbollistit shqiptar në Londër, përcjell albinfo.ch.Xhaka u la jashtë skuadrës që pas përplasjes me tifozët në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Arsenali i hoqi shiritin e kapitenit, ndërsa mesfushori ka kërkuar largimin. Të shumta janë ofertat, ndër to edhe nga Milani në Serie A.Skuadra milaneze pritet të bëjë disa ndryshime në afatin e janarit dhe Xhaka mund të jetë një nga emrat që mund të arrijë në “San Siro”.Gjithashtu është përfolur se Milani po e kërkon edhe Milot Rashicën.

Share Messenger

Më të lexuarat