Gjiganti evropian kërkon shërbimet e Arbër Zenelit, ylli kosovar po ndihet krenar me interesimin e tyre

Share Messenger

Fenerbahce është duke u interesuar për shërbimet e Arbër Zenelit

Ylli i Kombëtares së Kosovës është duke kaluar në një formë të mrekullueshme dhe për të ka shfaqur interesim, gjiganti turk, Fenerbahce, shkruan GazetaMetro.

Zeneli këtë edicion po shkëlqen me Heerenveen ku ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar tetë asiste.

23 vjeçari është njëri nga lojtarët kyç të Kosovës ku në 15 paraqitjet e deritashme ka shënuar 6 gola.

“Kam dëgjuar se për shërbimet e mia po interesohet Fenerbahce,” ka thënë Zeneli.

“Të lidhet emri im me një gjigant turk është një nder i madh për mua,”.

Përveç Fenerbahces për yllin kosovar janë të interesuar edhe skuadrat e mëdha holandeze, PSV dhe Ajax.

Share Messenger

Më të lexuarat