Gjermania kërkon menjëher liberalizimin e vizave për Kosoven

Share Messenger

Gjermania siduket nuk ka të ndalur së lobuari për Kosoven dhe Liberalizimin e vizave për Kosovarët. Ramush Haradinaj ka dhënë një lajm tejet shpresëdhënës për qytetarët e Kosovës. Kryeministri ka deklaruar sot se Gjermania i ka thënë PO liberalizimit, dhe atë në afat të menjëhershëm.

“Në oborr na ka prit ministri i brendshëm gjerman. Rrugës për në takim më ka konfirmuar se Gjermania ka qëndrim që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën menjëherë.

Kjo është një PO në emër të personit në detyrë që përfaqëson qeverinë gjermane dhe kancelaren Merkel. Kur më ka thënë sekretari Matis se PO, ushtria do të bëhet, ashtu ka dalur. Tani që Gjermania më ka thënë PO për liberalizimin, ashtu do të del, andaj urime.

Ka pas plot njerëz që i kanë qit pikëpyetje përkrahjes gjermane, por tani më kemi qëndrim zyrtar. Po ua përsëris, më kanë thënë PO menjëherë, për liberalizimin” ka thënë Haradinaj.

Share Messenger

Më të lexuarat