Gjenitë që me shpikjet e tyre na e ndryshuan jetën (Foto)

Share Messenger

Disa mund të bëjnë shaka me kërkimet shkencore që bën dikush ose të kenë dyshime për domosdoshmërinë e shpikjeve, por realiteti është se disa produkte ndikojnë në jetën tonë çdo ditë, shpesh në mënyra që ne as nuk i kuptojmë.

Nga interneti deri tek rripi i sigurimit, shumë risi të mahnitshme ishin produkt i profesorëve, inxhinierëve, studentëve apo thjesht njerëzve të thjeshtë nga e gjithë bota.

Janë njerëzit që vunë trurin në punë, qoftë për tu bërë të pasur apo për të lehtësuar ekzistencën e njerëzimit.

Bëhet fjalë për shpikje të gjërave që janë shumë të zakonshme për ne, por që për epokën kur dolën në dritë, ishin një revolucion, transmeton gazetametro.net

Më poshtë disa prej këtyre gjenive, që pavarësisht kombësive kishin edhe nënshtetësi amerikane.

1.Martin Cooper – Celulari

Martin Cooper e shpiku celularin e parë. Ishte themelues dhe menaxher i Motorolas, kishte shumë sens humori; thirrjen e parë ia kishte bërë numrit fiks të Xhoel Engel, drejtorit të laboratorit Bell – konkurrentit më të madh.

Ky mjet fatlum që Cooper kishte në dorë, ishte një DynaTalk, me peshë 1 130 gramë, pa ekran dhe pa funksione të tjera, përveçse funksionit e të folurit, të dëgjuarit dhe shtypjes së numrit.

Për të rimbushur baterinë e cila zgjaste 35 minuta, nevojiteshin më shumë se dhjetë orë. Më 1983 celulari do të komercializohej në Amerikë. Në Evropë vjen më ‘86-ën. Celulari është një nga shpikjet më të mëdha që ka ndryshuar jetën e njerëzimit.

2.Percy Spencer – Mikrovala


Mikrovala është shpikur në vitin 1940 nga një amerikan me emrin Percy Spencer, i cili në atë kohë ishte prodhues i radarëve me profil ushtarak. Mikrovala e parë ishte 1.8 metra dhe peshonte 340 kg.

3.Chester Carlson – Elektrofotografia (Fotokopja).

Chester Carlson Floyd ishte një fizikant dhe shpikës amerikan, i lindur në Seattle, Washington. Ai është i njohur pasi ka shpikur procesin e elektrofotografisë ose  të ashtuquajturës fotokopje. Procesi Carlson më vonë u riemërua xerografi ose kserografi, një term që fjalë për fjalë do të thotë “shkrim i thatë”.

4.Willis Haviland Carrier – Kondicioneri

Kondicioneri elektrik u shpik dhe u përdor në vitin 1902 nga Willis Haviland Carrier. I njohur si “Babai i ajrit të kondicionuar”, ai u lind më 26 nëntor 1875 në një qytet të vogël në Angola.

5.Adolph Rickenbacker – Kitara e parë elektrike


Kitara e parë elektrike u shpik nga Adolph Rickenbacker, një zviceriano-amerikan i cili emigroi në Amerikë dhe më pas u bë bashkëthemelues i kompanisë Rickenbacker të prodhimit të kitarave.

6.John Shepherd Barron – Bankomatin

John Shepherd Barron në vitin 1965 shpiku  bankomatin. Ai vendosi që PIN-i i kartave të kreditit të ishte me 6 shifra, por gruaja e tij u zemërua duke i thënë se nuk i mbante mend aq numra. Kështu, John vendosi që kodi te bëhej me 4 shifra.

7.Laszlo Jozsef Biro – Stilolapsin

Laslo Biro ishte shpikësi i stilolaps modern. Ai u lind në 29 shtator në Budapest, Hungari, në një familje hebreje. Ai paraqiti prodhimin e parë të stilolapsit në Panairin ndërkombëtar të Budapestit në 1931

 8.Karl Benz – Makina e parë

Besohet se ishte Karl Benz ai që i pari shpiku makinën moderne në vitin 1901. Mercedes-Benz e ka origjinën te krijimi i Karl Benz, makina e parë me benzinë, Benz Patent Motorwagen, e patentuar në Janar 1886 dhe modifikim i Gottlieb Daimler nga inxhinieri Wilhelm Maybach, i cili konvertoi një karrocë duke i shtuar një motor me benzinë.

9.George de Mestral – Ngjitësja kapëse e këpucëve

George de Mestral ishte një inxhinier zviceran elektrik i cili shpiku ngjitësen prej gomë të këpucëve që shërben si kapëse. Ai ka lindur në Lozanë, Zvicër. De Mestral shpiku Velcro (ngjitësen kapse) pas 10 vitesh punë pasi kishte filluar që në vitin 1948.

10.Nils Bohlin – Rripi i sigurisë

Versioni i parë i rripit të sigurimisë që gjendet në shumicën e automjeteve sot është zhvilluar nga Roger Griswold dhe Hugh DeHaven në Universitetin Cornell në New York dhe ishte rezultat i kërkimeve intensive mbi lëndimet nga aksidentet me makinë.

Pajisja më vonë u perfeksionua nga Nils Bohlin në Volvo. Hulumtime të tjera u kryen në Universitetin e Minesotas nga James “Crash” Ryan më 1963, duke shtyrë më tej përpara shkencën e sigurisë.

11.Philo Farnsworth – Televizionin

Rrënjët e zhvillimit të televizionit janë të lidhura ngushtë me kërkimin universitar. Më 1884, Paul Gottlieb Nipkow, një student i universitetit gjerman, krijoi sistemin e parë elektromekanik televiziv.

Në vitin 1927 , Philo Farnsworth vë në punë për herë të parë sistemin  e televizionit me skanim elektronik. Farnsworth ishte një shpikës dhe pionier i televizionit. Ai dha një kontribut shumë të madh për zhvillimin e hershëm të televizionit.

12.Douglas Engelbart – Mausi i kompjuterit

Douglas Engelbart e përshkroi shpikjen e tij në vitin 1970 si “një tregues i pozicionit X-Y për një sistem ekrani”. Studimet dhe punët e tij janë në bazë të koncepteve si hiperteksti, rrjetet kompjuterike, etj, koncepte pa të cilat edhe mënyra se si e përdorim kompjuterin sot do të ishte shumë më ndryshe.

Në 21 qershor të vitit 1967 Engelbart, fiton patentën për “treguesin e pozicionit X-Y për ekranet”. Ose thënë ndryshe, patentën për mausin. Një vit më pas në vitin 1968, në Joint Computer Conference në San Francisco, ai e shfaqi publikisht shpikjen e tij.

Më vonë, Xerox prodhoi Starin, kompjuterin e parë të pajisur me një maus: Steve Jobs e pa këtë projekt dhe “vodhi” idenë  e tij duke e përmirësuar.

13.John Boyd Dunlop – Gomat me ajër (pneumatike).

John Boyd Dunlop, u përpoq t’i bënte më të mira gomat e biçikletës së djalit të tij. Dunlop mori të drejtën e prodhimit të shpikjes së tij të re në vitin 1888 dhe hapi kompaninë e vet. Prapë se prapë, goma pneumatike duhej të kalonte të tjera pengesa të mëdha dhe të tjerë inxhinierë u morën me zhvillimin e mëtejshëm të saj

14.Stephanie Kwolek shpiku Kevlar’in (Fibër sintetike me elasticitet të lartë e përdorur veçanërisht si një agjent përforcues në prodhimin e materialit anti-plumb, aerplanit etj).


Stephanie Kwolek, ishte femra që shpiku materialin kevlar, nga i cili ndërtohet antiplumbi. Kwolek ishte kimiste në kompaninë DuPont u Delaveru. Ajo zbuloi në vitin 1965 fibrat që janë më të fuqishme se metali.

Zbulimi i saj, përveç se ka shpëtuar mijëra jetë të policëve e ushtarëve, si edhe politikanëve të njohur, përdoret edhe në avionë, anije e aparatet celulare. Kowlek ishte me origjinë nga Polonia. Kompania në të cilën ajo ka punuar, nëpërmjet një komunikate për shtyp e ka cilësuar atë si “femrën pioniere në shkencë”. Stephanie është e vetmja femër në Amerikë që ka marrë medaljen Lavoisier.

 15.Sylvester H. Roper – Motori

Sylvester H. Roper ishte një shpikës nga Roxbury, Boston, Massachusetts, dhe një ndërtues pionier i makinave të hershme dhe motoçikletave. Në vitin 1863 ai ndërtoi një karrocë me avull, një nga automobilat më të hershme. Kjo pajisje mund të ketë qenë motori i parë, për të cilat ai u pranua në Motorcycle Hall of Fame në vitin 2002.

16.Elihu Thomson – Pajisja e parë elektrike për saldim

Elihu Thomson ishte një inxhinier dhe shpikës anglez i cili ishte njihet për themelimin e kompanive të mëdha elektrike në SHBA, Angli dhe Francë. Ai ishte themelues i kompanive më me emër sot në botë, ndërkohë që ka qenë i pari që shpiku pajisjet e saldimit.

17.ErnÅ‘ Rubik – Kubin Rubik 

Kush prej nesh nuk ka provuar të paktën njëherë të luajë me Kubin e famshëm të krijuar nga Erno Rubik. Në vitin 1980 ai u quajt kubi magjik i ndërtuar nga kuadrate me ngjyra të ndryshme.

Të gjithë e kemi provuar sa e vështirë është që ta bëjmë kubin njëngjyrësh. Padyshim është një nga ato lodra që nuk del kurrë nga moda, sidomos nëse nuk di ta zgjidhësh. Herët apo vonë të lind dëshira për ta riprovuar.

18.Tim Berners-Lee – WWW (World Wide Web).

Sir Timothy John “Tim” Berners-Lee, KBE (lindi me 8 qershor 1955 ne Londer, Angli) është një specialist i informatikësi cili shpiku World Wide Web (WWW), së bashku me Robert Calliau dhe me mijëra shokë të tij. Sot është drejtor i World Wide Web Consortium, të cilin e mbikqyr dhe kujdeset për zhvillimin e tij të mëtejshëm.

19.Orville dhe Wilbu Wright – Aeroplani

Në vitet 1880 shpikësit europianë kishin bërë eksperimente fluturimi me mjete që mbahen nga rrymat e erës. Vëllezërit Wright filluan të studiojnë seriozisht fluturimin pas rrëzimit të shpikësit gjerman Otto Lilienthal.

Wilbur dhe Orville përdorën studimet e tij si bazë për krijimin e aeroplanit. Në vitin 1903 dukej se ishin zgjidhur problemet ekzistuese dhe në vjeshtë ata shkuan në Kitty Hawk ku erërat ishin shumë të volitshme për ngritjen e aeroplanit.

Në dhjetor të atij viti ata ishin gati për fluturimin e parë. Fluturuesi Wright ishte ndërtuar me dru dhe pëlhurë pambuku dhe vihej në lëvizje nga një motor i vogël me karburant që kishte 12 kuaj fuqi.

Share Messenger

Më të lexuarat