Gjendet një qyp me monedha të arit

Share Messenger

Duket si përrallë, por punonjësit që po merreshin me prishjen e mureve të Teatrit Cressoni në Como të Italisë kanë gjetur një qyp plot me monedha të arta.

“Ende nuk dimë detaje të rëndësisë historike dhe kulturore të gjetjes.

“Por kjo zonë po provon të jetë një thesar i vërtetë për arkeologjinë tonë, një zbulim që më mbush me krenari”-tha Ministri i Kulturës Alberto Bonisoli në një njoftim për shtyp.

Monedhat e gjetura janë transferuar në laboratorin e restaurimit Mibac në Milano, ku arkeologët dhe restauruesit do t’i shqyrtojnë ato.

Share Messenger

Më të lexuarat