Gazetari irlandez zbulon se ku ‘kolapsoi’ Kosova

Share Messenger

Gazetar irlandez, Miguel Delaney, ka zbuluar se ku dështoi Kosova kundër Anglisë.

Kosova ka pësuar humbje të thellë, me rezultat 4:0 në ‘Fadil Vokrri’.

Golat i shënuan Harry Winks, Harry Kane, Mason Mount e Marcus Rashford.

Gazetari i The Independent, Miguel Delaney ka thënë se Kosova dështoi në mbrojtje në këtë takim.

“Kosova ishte e njëjtë në Southampton: kogja të mirë në nisje drejt sulmit por vuanin nga gabime të pakuptueshme në mbrojtje”, ka thënë gazetari i ‘The Independent’.

Kujtojmë se në stadiumin ‘St Mary’s’ në Southampton, Kosova kishte arritur që t’i shënojë tri gola Anglisë, por kishte pësuar pesë të tillë.

Share Messenger

Më të lexuarat