“Gardian” e zuri Gruevskin në Budapest, një muaj pas arratisjes nga Maqedonia

Share Messenger

Një muaj pas arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari për të shmangur dënimin me burg prej dy vitesh për rastin “Tank” gazetari i “Gardianit” britanik publikoi fotografinë e tij në Fejsbuk.
“E kapa Gruevskin. Ish-kryeministri i arratisur i Maqedonisë shihet në Budapest”, shkroi korrespondenti i Gardianit nga Budapesti, Daniel Nolan në Fejsbuk.

Në fotografinë, e para pasi ai është arratisur nga Maqedonia, shihet Gruevski dhe edhe një person tjetër në afërsi të një taverne në kryeqytetin e Hungarisë.

Gruevski u arratis nga Maqedonia më 12-të muajit të kaluar. Me ndihmën e diplomatëve hungarezë, përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë u largua në Hungari, ku kërkoi edhe azil politik.

Autoritetet e Maqedonisë shpallën urdhër-arrest ndërkombëtar dhe kërkuan që ai të ekstradohet në Maqedoni.

Gruevski është i akuzuar në disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike, për të cilat Kuvendi ia mori imunitetin, ndërsa për një pjesë të tyre në mungesë i është caktuar edhe arrest.

Vazhdon hetimi për atë se si Gruevski u arratis dhe kush e ndihmoi atë për këtë./MIA/

Share Messenger

Më të lexuarat