Futbollisti Sala mund të jetë ende gjallë

Share Messenger

Policia ka dhënë shpresë për sa i përket kërkimeve për Emiliano Sala.

Argjentinasi ndodhej në një avion privat dhe po fluturonte nga Franca në CardifF kur humbi nga radarët.

Pak minuta më parë policia ka publikuar një raport në lidhje me situatën e kërkim-shpëtimit.

Duke qenë se në mijëra milje katror është bërë kërkim dhe nuk është gjetur asnjë mbetje avioni, atëherë kërkimi është përqëndruar në pika të tjera.

Besohet se avioni mund të jetë ulur diku dhe asnjëri nuk mund të kontaktojë. Një tjetër hipotezë është se avioni është ulur mbi det dhe është përdorur një mjet shpëtimi.

4 hipotezat e policisë

Mund të jenë ulur mbi ujë, janë marrë nga 1 mjet lundrues dhe mungon kontakti
Kanë zbritur diku tjetër, por nuk kanë mundësi kontakti.
Mund të jenë ulur në det dhe kanë përdorur varkën që ndodhej në bordh.
Avioni ka rënë në det dhe i ka lënë anëtarët e bordit në sipërfaqe.

Share Messenger

Më të lexuarat