Futbollisti nga Kosova ftohet për herë të parë në Kombëtare nga Edi Reja

Share Messenger

Trajneri i ri i Kombëtares, Edi Reja, duket se ka kthyer më shumë sytë nga lojtarët e kampionatit shqiprae, dhe në veçanti nga elementët e ekipit kampion, Partizanit.

Pasi u konfirmuan ftesat për Bruno Telushin dhe Lorenc Trashin, për grumbullimin fillestar që do të nisë nga nesër në Durrës, një tjetër talent i “demave” është thirrur.

Bëhet fjalë për Esat Malën, i cili më herët ka bërë mirë edhe tek Shpresat e Alban Bushit.

Panorama Sport mëson se ftesa ka mbërritur për 20-vjeçarin e të kuqve, dhe pas paraqitjeve të mira në Superiore, tani do t’i jepet një shans edhe në ekipin e parë përfaqësues.

Mala është nga Kosova dhe është rritur në futbollin kosovar, konkretisht tek Shkolla e Futbollit Arsenal, që drejtohet nga Huar Morina e Hetem Sogojeva, para se t’i bashkohej Partizanit.

Share Messenger

Më të lexuarat