Futbollistët që guxuan t’i kthejnë fjalën Guardiolës, por fundi iu erdhi i keq

Share Messenger

Claudio Bravo është futbollisti i fundit që s’i ka bërë qehre Pep Guardiolës.

Portieri kilian e injoroi trajnerin në momentin kur ai po e përgëzonte pas ndeshjes. Por, në karrierë Guardiola ka patur telashe me disa futbollistë.

Alexis Sanchez ishte një nga ta që haptazi ia kishte shprehur pakënaqësinë, por që nuk i zgjati shumë dhe e largoi nga Barcelona.

Edhe Ibra publikisht kishte probleme me Guardiolen të cilin e akuzoi edhe për filozofinë që solli në skuadër, por nuk vonoi shumë dhe e largoi nga skuadra.

Frank Ribery e Thomas Muller poashtu kishin probleme me Guardiolen.

Por, respekti që kishte skuadra për këta dy futbollistë bëri që Guardiola mos të ketë fuqi të madhe ndëshkuese ndaj tyre.

Alexander Hleb e kishte kritikuar Pepin te Barcelona dhe për këtë u ndëshkua.

Yaya Toure dhe Bojan Krkic poashtu kishin akuzuar trajnerin spanjoll dhe në fund zgjodhën largimin nga skuadra, para se vetë trajneri t’i largonte ata.

Share Messenger

Më të lexuarat