Futboll apo luftë, shikoni në çfarë masa të sigurisë po ushtron Anglia në Rusi

Share Messenger

Kombëtarja e Anglisë është duku u stërvitur për herë të parë në Rusi para fillimit të Kupës së Botës. Anglezët janë duke u mbrojtur nga një ushtri e armatosur ruse në kampion e tyre të trajnimit në Repino.Anglia do të mbrohet nga stafi i sigurisë ruse në Repino gjatë gjithë kohës që lojtarët do të bëjnë ushtrime para startit dhe gjatë kampionatit.

Kombëtarja e Anglisë ka arritur në Rusi gjashtë ditë përpara ndeshjes së tyre të parë të Botërorit.Sipas mediave britanike, Anglia do të mbrohet nga ushtria edhe tek hoteli ku ata do të qëndrojnë. E gjithë kjo siguri për Anglinë vjen pasi në Europianin e vitit 2016, tifozët e Rusisë dhe të Anglisë kishin shkaktuar trazira në Francë.Anglia do të luajë ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës të hënën ndaj Tunizisë.

Share Messenger

Më të lexuarat