Fundi i një epoke: Messi dhe Ronaldo mungojnë në El Clasico për herë të parë pas më shumë se 10 viteve

13 Shares Share Messenger

El Clasico i të dielës së ardhshme do ta ketë një veçori ta panjohur, pasi Barcelona dhe Real Madridi do të përballet pa dy lojtarët më të mirë në botë, të cilët e kanë karakterizuar një epokë në dekadën e fundit.
Për herë të parë që prej dhjetorit 2007, Messi dhe Ronaldo do të mungojnë në betejën më të famshme spanjolle, transmeton Express.

Madridi po vuan të mësohet me jetën e re pa Cristiano Ronaldon, i cili iu bashkua Juventusit këtë verë, pasi e kishte udhëhequr sulmin e Los Blancos në stil mahnitës që prej vitit 2009.

Dhe tani, Barcelonës do t’i duhet të luftojë pa ushtarin e vet kryesor, Leo Messi.

Messi u lëndua në fitoren e Barçës 4-2 ndaj Sevillës të shtunën në “Camp Nou”, dhe u detyrua ta braktisë takimin pas vetëm 26 minutave lojë.

Messi asistoi një herë dhe shënoi një herë tjetër brenda një çereku lojë, por e theu dorën pas një rrëzimi të pakëndshëm dhe tani është konfirmuar se do të mungojë të paktën tri javë.

Share Messenger

Më të lexuarat