Ftohet ta vizitoi Kosoven, Bush ka një mesazh për shqiptarët

Share Messenger

Ish-presidentit të SHBA’së, George W. Bush, ditë më parë iu kërkua të vizitojë Kosovën, por ai thotë se një gjë e tillë nuk mund të realizohet tani, transmeton Gazeta Metro.

Bush, përmes një letre drejtuar kryetarit të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ka njoftuar se nuk do të mund të vijë në Kosovë.

Kjo si përgjigjeje ndaj ftesës së këtij të fundit.

Megjithatë Bush, sipas njoftimit nga shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka falënderuar Rexhepin për ftesën.

“Ftesa e juaj e matur paraqet një mundësi kuptimplotë, fatkeqësisht, orari i presidentit George W. Bush nuk do të lejojë asnjë angazhim shtesë dhe se ne e vlerësojmë mirëkuptimin tuaj. Presidenti Bush ju falënderon për interesin tuaj dhe ju dëshiron gjitha të mira”, thuhet në letrën e Zyrës së Presidentit amerikan.

Share Messenger

Më të lexuarat