Ftohet në “Anfield” tifozi 104-vjeçar i Livepoolit, s’ka përjetuar titullin qe 29 vite!

167 Shares Share Messenger

Liverpool këtë fundjavë pret skuadrën e Crystal Palace në kuadër të xhiros së 23-të në Premierligë.

I pranishëm në këtë ndeshje do të jetë një person i veçantë, i cili ka mbështetur “The Reds” me vite të tëra.

Ai është Bernard Sheridan, 104 vjecar, një tifoz i Liverpoolit që nga fëmijëria.

Klopp, si dhuratë, i ka bërë ftesë atij për të qenë i pranishëm në “Anfield” në shkallët e stadiumit.

Dëshira e Sheridanit është që para se të largohet nga kjo botë, ta shikojë edhe njëherë Liverpoolin duke u shpallur kampion i Anglisë.

Kjo dëshirë edhe mund t’i realizohet, pasi Liverpooli s’ka qenë kurrë më afër se këtë edicion. Pas 22 xhirove, prin në Premierligë me 57 pikë, 4 më shumë se Manchester City që ka 53.

Share Messenger

Më të lexuarat