Ftesa për Presidentin nga Gjykata Speciale, Thaçi: Pa hezitim do t’i përgjigjesha ftesës

Share Messenger

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj raportimeve të një media serbe se ai është ftuar nga Dhomat e Specializuara.

Thaçi ka thënë se nëse do të ftohej për intervistë nga Specialja, pa hezitim do t’i përgjigjej ftesës, sikur bashkëluftëtarët e tjerë, transmeton Indeksonline.

“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë”, ka thënë Thaçi.

I pari i Presidencës është shprehur krenar me UÇK. “Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në”, ka shtuar President Thaçi./Indeksonline/

Share Messenger

Më të lexuarat