Frutat që duhet me patjetër të konsumoni gjatë dimrit

Share Messenger

Duhet ta pranojmë që me ardhjen e dimrit, më së shumti orientohemi drejt supave, byreçkave të ngrohta, pikanteve dhe jo sallatave të frutave.
Kjo është edhe për shkak të nevojës për të mbajtur trupin ngrohtë.

Por nevoja e trupit tuaj për fruta të freskëta nuk zhduket bashkë me ikjen e të ngrohtit, veçanërisht sepse temperaturat e dimrit vijnë edhe me gripin e virozat kështu që vitamina C është e domosdoshme dhe këto 7 fruta të shijshme duhet të jenë patjetër miqtë tuaj të dimrit të gjatë.

Portokaj
Lërini mënjanë lëngjet dhe preferoni portokaj të plotë—do të merrni më pak sheqer dhe më shumë fibra, së bashku me vitaminën C, thelbësore për rritjen e imunitetit. Një portokall dhe disa fistikë sigurojnë një vakt të përkryer, të balancuar dhe të bollshme në nutrientë. Një portokall mesatar mbaron 62 cal, 0 gr yndyra, 15 gr karbohidrate, 12 gr sheqer, 0 mg sodium, 3 gr fibra, 1 gr proteina.
Dardhat
Dardhat e freskëta janë një burim i madh fibrash (edhe më shumë se mollët), që ju mbajnë të ngopur dhe e kanë sezonin e tyre nga gushti deri në pranverën e hershme. Një dardhë mesatare përmban 84 cal, 0 gr yndyra, 23 gr karbohidrate, 14 gr sheqer, 1 mg sodium, 5 gr fibra, 0 gr proteina.
Boronicat e kuqe
Boronicat e kuqe kanë përfitime shëndetësore të panumërta, mes tyre uljen e nivelit të kolesterolit dhe një rrezik më të reduktuar të sëmundjeve koronare, diabetit dhe inflamacionit. E kanë sezonin nga tetori në dhjetor. Për 1 kupë boronica të kuqe: 46 cal, 0 gr yndyra, 12 gr karbohidrate, 4 gr sheqer, 2 mg sodium, 4 gr fibra, 0 gr proteina.
Shegët
Shegët mund të ofrojnë një dozë të shëndetshme antioksidantësh, të cilët mund të mbrojnë trupin tuaj nga dëmtimi i radikaleve të lira që lidhet me shenjat e plakjes dhe sëmundjeve të ndryshme. Frutat e dimrit janë të pasura gjithashtu në fibra dhe kalium. Shegët e kanë sezonin nga tetori deri në janar. Për ½ kupe me kokrra shege: 72 cal, 1 gr yndyrë, 16 gr karbohidrate, 12 gr sheqer, 3 mg sodium, 4 gr fibra, 1 gr proteina.
Hurmat e qullëta
Këto fruta të shijshme janë plot vitamina e minerale dhe sjellin një mori përfitimesh shëndetësore. Ato kanë një nivel të lartë të antioksidantëve, sipas gazetës Advances in Horticultural Science dhe ndihmojnë në uljen e riskut të sëmundjeve kardiovaskulare. E kanë sezonin nga tetori deri në janar ose shkurt. Për një hurmë mesatare: 118 cal, 0 gr yndyrë, 31 gr karbohidrate, 21 gr sheqer, 2 mg sodium, 6 gr fibra, 1 gr proteina.
Mandarinat
Mandarinat kanë të njëjtat benefite si portokallet, por këto fruta të vogla, janë më të përshtatshme për t’u marrë me vete dhe për t’u qëruar shpejt e shpejt. E kanë sezonin nga nëntori deri në shkurt. Për një mandarinë mesatare: 35 cal, 0 gr yndyra, 9 gr karbohidrate, 7 gr sheqer, 1 mg sodium, 1 gr fibra, 1 gr proteina.
Qitrot
Qitrot janë shuam të pasura në nutrientë si vitaminat A dhe C, glikopeni, fibrat—duke qenë një agrum i shkëlqyer në alternativë të portokajve. Megjithatë, këshillohuni me mjekun tuaj për konsumin e tyre nëse po merrni antibiotikë ose ndonjë mjekim tjetër, për shkak të një komponenti tek qitrot që interferon me medikamente të caktuara.
E kanë sezonin nga janari deri në maj. Për 1 qitro: 103 cal, 0.3 gr yndyra, 26 gr karbohidrate, 19 gr sheqer, 0 mg sodim, 4 gr fibra, 2 gr proteina.

 

Share Messenger