Franca kërkon izolimin e Kosovës: Janë rikthyer xhihadistët e Isisit gjendja është e rrezikshme atje!

Share Messenger

Partia franceze e ekstremit të djathtë “Debout la France” me një komunikatë dje dënoi kthimin e xhihadistëve kosovarë nga Siria, kjo është një shenjë e keqe për të gjithë evropianët tha kryetari i saj Nicolas Dupont-Aignan.

Komunikata e tyre e publikuar në sajtin e tyre, deklaroi se partia e tyre do të kundërshton ashpër Parlamentin Evropian dhe Bashkimin Evropian në nismat e tyre për liberalizimin e vizave dhe pranimin në BE për këtë vend.

Në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i kësaj partie shkruhet se ”Kosova sot po refuzon çdo këshillim me BE’në rreth sigurisë së evropës duke kthyer këta xhihadistë”, vazhdohet edhe me “se BE’ja dhe Franca duhet të ndërpresë iniciativat e nisura për hapjen e Evropës ndaj Kosovës”, transmeton Gazeta Metro.

Kjo parti e përshkuran veten si ‘De Gauliste’ dhe emri i tyre i bie ‘Ngritu Francë’ dhe janë euroskeptikë sipas deklarimit të tyre. Kjo parti ka një vend në Asamblenë Kombëtare Franceze dhe katër komuna në Francë, dhe për kryetar ka Nicolas Dupont-Aignan.

Nicolas Dupont-Aignan është aleat i kandidates kontraverze Marine Le Pen dhe ishte atëherë i propozuar nga ajo si kryeministër në rast të fitores së saj në zgjedhjet presidenciale franceze.

Nicolas Dupont-Aignan dhe Marine Le Pen ishin mbështetur nga mediat ruse gjatë zgjedhjeve të 2017’së në Francë.

Share Messenger

Më të lexuarat