Fotografia e parë e Remzije Mustafës pas kthimit në shtëpi

Share Messenger

Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga 7 nëntori, është gjetur në Prishtinë.

Mustafa është gjetur në gjendje shumë të mirë shëndetësore, këtë e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës duke thënë se në vendngjarje është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukures.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Metro zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Policia në ora 20:26, në një shtëpi të pabanuar në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije M. Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim”, ka thënë Krasniqi.

59 ishte zhdukur që nga 7 nëntori, ku një numër i madh i njerëzve ishte angazhuar për gjetjen e saj.

Share Messenger

Më të lexuarat