Formacionet zyrtare: Angli – Kosovë, Challandes me ndryshime nga ndeshja e kaluar

Share Messenger

Janë publikuar formacionet zyrtare nga ndeshja e madhe që Kosova e zhvillon sonte ndaj Anglisë.

‘Dardanët’ do të jenë mysafirë të Anglisë për të zhvilluar ndeshjen e radhës të Grupit A në kualifikimet për Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.

Ndeshja do të zhvillohet në ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit me fillim prej orës 20:45, teksa tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka bërë disa ndryshime nga ndeshja e kaluar. Florent Muslija do të jetë nga fillimi në vend të Edon Zhegrovës, kurse Valon Berisha në vend të Elbasan Rashanit.

Share Messenger

Më të lexuarat