Flet vrasësi i Arkanit, tregon detaje gjatë dhe pas ekzekutimit (Foto)

Share Messenger

Dragan Nikolic Gagi, i cili po e vuan burgimin prej 30 viteve në burgun e Pozharevcit, në rrëfimin ekskluziv për gazetën serbe Kurir tregon ngjarjet mbi vrasjen e kriminelëve Zeljko Raznjatovic Arkan, Milenko Mandic dhe Dragan Garic në hotelin Interkontinental në Beograd.

Ai tregon se si “marrëdhëniet e komplikuara të biznesit” kanë sjellë deri aty që kanë filluar që ta përcjellin Arkanin dhe të kërkojnë lokacionin e përshtatshëm për vrasjen e tij. Motivi personal, i cili e ka udhëhequr Gagi’n, ishte se e konsideronte përgjegjës Zeljko Raznjatovic’in për vrasjen e kumbarës së tij Petar Vujicic.

Ditën e vrasjes, më 15 janar 2000 në hotel ishte Branko Jevtovic Jorga, i cili sipas fjalëve të Gagi’i, kishte lajmëruar Dobrosav Gavric’in që urgjent duhet të shkojë në hotel sepse është “rasti i volitshëm”. Pikërisht ai i kishte lajmëruar Dragan Nikolic’it se në hotel ndodhi “çështja spektakolare, treshja e pastër”.

I dënuari i tretë, Milan Djuricic Miki, ishte para hotelit dhe roli i tij ishte që ta ndihmojë Gavric’in të arratiset. Miki atë ditë i kishte lajmëruar Gagi’i se Bavric është i plagosur rëndë dhe po vjen para ndërtesës së tij.

Dragan Gagi 

“Mendo ç’të bëjë, gjërat u komplikuan. Marr shishen e “Jonny Walker”, hyjë në banjë marrë një peshqir të pastër. I them gruas dhe vëllait se do të kthehem shpejt. Zbres para ndërtesës dhe pres. Vjen “Calibra” e kuqe të cilën e vozit Miki. I them të parkohet rreth 50 metra larg hyrjes sime”, zbulon Gagi çfarë ka ndodhur dhjetë minuta pas vrasjes në “Interkontinental”.

“Nuk munda ta pyes Gavric’in se çfarë ndodhi. Ishte i plagosur rënd, dhe me dhembje të mëdha. Ai më tha: “Ja, ne e kryem tonën”, unë i them: “Pije këtë uiski, pije gjithë gjysmë litrin, dhe nëse vjen policia, ti do të thuash se ishe shumë i dehur dhe nuk ishe në gjendje ta bësh atë. Do t’iu thuash se ke qenë në hotel, por për të blerë dhuratë të dashurës, sepse kishit kaluar mirë në pritje të Vitit të Ri serbe”, tregon Gagi.

“Gavric më thotë: “Nuk guxoj, vëlla, do të më shqyej ky uiski, gjithçka brenda e kam të shqyer. Gjithçka më dhemb dhe më djegë”. “E morri peshqirin dhe e vendosi në plagë, e ndihmojë që bartet prej Calibra’s në Golf i cili na shërbente për përcjellje. I them Miki’t të shkojë deri në Savë dhe ta hedh revolen. Ai më thotë që së pari do ta lë Calibra’n në garazh në Bllokun 61”, përkujtohet ai.

Pasi që Gavric nuk dëshironte të shkoj në spital në Beograd, por vetëm në Lloznicë, ku e kishte një mjek i cili e kishte operuar kur ishte plagosur në Kosovë, vendosi të thërret policin Dejan Pitulic Pitula. Ai përndryshe ishte në sigurimin e Zoran Uskokovic Skole, i cili në atë kohë ishte në Gjermani.

“E thërras Skole’n, i cili është në Gjermani, dhe i them se gjërat u komplikuan dhe se do ta thërras Dejanin, sepse ai ka revole dhe letërnjoftim zyrtar, në rast se dikush na ndalon. Dejani erdh me Golf të zi. E futëm Gavricin në veturë dhe ai vazhdoi për Lloznicë”.

Gjatë rrugës, derisa shkonin me shpejtësi të madhe ku Dejan Pitulic e transportonte Gavric’in, Andrija Draskovic i kishe ndezur dritat rrotulluese.

Kur arritën në Lloznicë, Gagi kishte thirrur shefin e atëhershëm të policisë në Lloznicë Vojislav Jekic, të cilin e kishte njohur nga më parë. Ishin takuar dhe ishin marrë vesh, përfundon një pjesë e historisë së vrasjes së Arkanit, që po botohet në Kurir me vazhdime.

Share Messenger

Më të lexuarat