Flet vëllau i Ballistit, tregon të rejat e fundit për ekstradimin në Serbi

Share Messenger

Vëllau i Ismail Morinës “Ballistit”, ka folur në një intervistë direkte për “Report TV”. Xhevahir Morina ka treguar se është aprovuar vendimi që Ballisti të ekstradohet në Serbi.

Ai i ka përmendur dy mundësitë e fundit të shpëtimit nga ekstradimi për Ballistin.

“Po, është marrë vendimi për ekstradimin e tij. Gjykata e lartë do të shqyrtoi ankesën tonë për të rrëzuar këtë vendim. Në rast se aprovohet atëherë fati i jonë do të jetë në duart e ministrit të Drejtësisë që do të marrë vendimin final. Në rast se Ballisti ekstradohet në Serbi, jeta e tij do të rrezikohet qind për qind. I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të na ndihmojnë që të pengojnë këtë vendim” ka thënë Xhevahir Morina.

Share Messenger

Më të lexuarat