Flet personi që nuk po mund të besoi qfarë pa:Traktori im e ndali kamionin, po shkonte drejt lokaleve ku po pinin kafe dhjetëra njerëz

229 Shares Share Messenger

Njëri prej të lënduarve nga aksidenti në Gjilan, ka rrëfyer gjithë ngjarjen.

Ai i shtrirë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, për televizionin T7 ka treguar se e kishte parë kamionin me shpejtësi të madhe që kishte humbur drejtimin dhe po shkonte drejt tij.

Sipas tij kamioni që ka shkaktuar aksidentin ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, dhe se nuk i ka dhënë hapësirë të mendoj për të ikur.

Personi i lënduar është pronari i traktorit që shihet në fotografitë e aksidentit. Sipas tij ka qenë pikërisht traktori i tij i cili e ka ndalë kamionin, në të kundërtën ai do të shkonte drejt lokaleve ku shumë njerëz ishin duke pirë kafe.

“Sot kam lind për së dyti. As dy sekonda skam pas kohë me mëndu kah me shku, a me shku në të majt, a në të djatht. Mos me u pas kanë traktori jem, kishte me shku kamioni drejt e tek njerëzit që ishin duke pi kafe, qata njerëz që janë kanë në kafe kanë shpëtu shkaku i traktorit tem”, ka thënë ai, shkruan Express.

Nga asksidenti i tmerrshëm në Gjilan deri tani ka mbetur i vdekur një person, tre të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë dhe janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Drejtuesi i kamionit që ka shkaktuar aksidentin është ndaluar nga Policia e Kosovës. Dyshohet se për shkak të problemeve teknike, kamioni ka hubmur drejtimin.

Share Messenger

Më të lexuarat