Flet personi që e gjeti të vrarë 16 vjeçarin në Prishtinë! (VIDEO)

Share Messenger

Detaje nga vrasja e 16-vjeçarit në Prishtinë.

Një krim monstruoz ndodhi në kryeqytet. Një 16-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri nën deponinë ilegale afër tjegullores në Arbëri.

Në afërsi të Shkollës Fillore ‘Qamil Batalli’ në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë hetuesit po kërkojë gjurmë.

Si pasojë rrugica që sillet përreth objektit arsimor e deri te tjegullorja u mbyll me shirit.

Në një hapësirë të fshehur dhe jo fort të frekuentuar në orët e para të paraditës së të shtunës u gjet i pa jetë trupi i 16 vjeçarit Aulon Zeka.

Atë e gjeti një banor i zonës që foli në kushte të anonimitetit për Klan Kosovën.

‘Unë jam personi i parë që e kam parë viktimën. Unë jam shku me gjujt do bërllok dhe në atë vend e kam pa. Viktima u kanë ratë…ka pasë gjak shumë, u kanë i zbeht dhe menjëherë e kam lajmëru policinë”, tha ai.

Përreth rrugicës që rrthohet me fabrikën e tjegullave dhe deponinë e bërllokut janë disa shtëpi por banorët më të afërt të kësaj zone nuk dëgjuan gjë.

Kryeprokurori i Prishtinës Ymer Beka sikurse edhe policia thanë se nuk mund të flasin për motivet e krimit veçse veprën e kanë cilësuar ‘vrasje e rëndë me armë zjarri’.

Babai i të ndjerit i ka thënë Klan Kosovës se djali i tij ka lëshuar shtëpinë mbrëmë në orën 9 për të mos u kthyer më.

Share Messenger

Më të lexuarat