Flet më i miri i botës, zbulon të ardhmen

16 Shares Share Messenger

Luka Modric ngriti zërin pak kohë më parë për faktin se gjërat nuk po shkonin ashtu si duhet te Reali dhe dje tha të kundërtën.

“Më në fund ishim Reali i Madridit. Na mungonte prej kohësh një ndeshje e tillë. Ndoshta ishte më e mira e sezonit. Por, unë do t’i them gjërat gjithmonë ashtu siç janë, sepse jam i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë. Ishte një rezultat i merituar, sepse e kërkuam golin nga fillimi në fund. Madje duhet të kishim shënuar më shpejt dhe ta mbyllnim ndeshjen. Treguam se nuk kemi harruar të luajmë futboll, por ishte thjesht çështje kohe dhe impenjimi”, ka thënë fituesi i “Topit të Artë” 2018. Më tej ai foli edhe për rinovimin dhe zërat e afatit kalimtar që qarkullojnë rreth kalimit të mundshëm tek Interi. “Unë jam shumë i lumtur te Reali dhe kam kontratë për një vit e gjysmë. Do të vazhdoj të qëndroj këtu dhe nuk jam i shqetësuar për rinovimin. Shpresoj që edhe klubi dhe drejtuesit të duan të njëjtën gjë”, ka thënë mesfushori i Realit pas ndeshjes.

Share Messenger

Më të lexuarat