Flet ish trajneri: Shaqiri mund të bëhet njëri nga lojtarët më të mirë në botë

Share Messenger

Ish-trajneri i Baselit, Thorsten Fink ka dhene fjale të mdha për Xherdan Shaqirin, për të cilin thotë se mund të bëhet futbollist i klasit botëror

Nga Baseli, nga ajo kohë, ai pati ngritje në karrierë dhe si rezultat ishte transferuar në Bayern Munich, për të vazhduar më pas në Inter, Stoke City dhe sot në Liverpool.

E ai që ka punuar me të, Thorsten Fink ia di fort mirë vlerat dhe kapacitetin përfaqësuesit zviceran.

Ish-trajneri i Baselit, i cili tash punon në Japoni, e ka lavdëruar yllin kosovar, për të cilin thotë se mund të bëhet futbollist i klasit botëror.

“Shaqiri ndonjëherë e bën një hap gjigant nën drejtimin e Jurgen Klopp. Ai po bëhet një lojtar i rëndësishëm dhe është në rrugë për t’u bërë njëri prej më të mirëve në botë. Mirëpo, për një moment ekziston një qetësi përreth tij. Ai duhet të rinis gjithçka. Jam ende i bindur se Xherdani mund të bëhet një yll botëror”, ka thënë 51 vjeçari për mediat zvicerane.

Fink e ka komentuar edhe largimin e mundshëm të Shaqirit nga Liverpooli, pasi atë po e kërkon Monaco.

“Ai duhet ta vlerësojë vetë se çka dëshiron të bëjë”, ka përfunduar Fink.

Share Messenger

Më të lexuarat