Flet Hashim Thaçi, tregon çfarë u bisedua në takimin e sotëm në Bruksel

3 Shares Share Messenger

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit të mbajtur në Bruksel, ka treguar se çfarë është diskutuar në këtë takim në mes tij dhe homologut serb, Aleksandër Vuçiq, raporton “Zeri.info”.

Thaçi ka thënë se ka qenë një takim i vështirë por që sipas tij, palët janë dakorduar që ky proces i bisedimeve të marrë një dinamikë dhe se një marrëveshje përfundimtare është në interes të të dyja vendeve.

“Gjithashtu kemi arritur në konkludim se arritja e marrëveshjes paëufniomtareë është në interesin e të dyja vendeve për arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Pra arritjen e një marrëveshjeje fituese për të dyja palëve dhe kjo zgjidhje është marrëveshja e standardeve evropiane..”, deklaroi Thaçi.

Presidenti i vendit po ashtu ka bërë të ditur se sot është diskutuar se si të arrihet një kornizë e përgjithshme e cila do të jetë e pranueshme për të dy popujt, raporton “Zeri.info”.

Thaçi po ashtu ka thënë se nuk është e lehtë që të shkohet drejt zgjedhjes përfundimtare, duke e ditur të kaluarën tonë.

“Sot kemi diskutuar se si të arrijmë një kornizë të përgjithshme të kësaj marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme edhe për popullin e Kosovës dhe Serbisë dhe të shikohet nga e ardhmja evropiane e jo nga e kaluara konfliktuoze…Nuk është e lehtë të shkohet drejt zgjidhjes përfundimtare të një problemi shumë të theksuar dhe të ndjeshëm të popujve tanë, por edhe më gjerë”, ka thënë ndër të tjerash Thaçi, i cili shtoi se është momenti i duhur për arritjen e një marrëveshje pasi që në të kundërtën, siç tha ai, nëse e humbim këtë momentum do të paguajmë të dyja vendet çmim shumë të lartë.

“Ne jetojmë pranë njëri-tjetrit, kemi përvoja të hidhura.. Jam i vetëdijshëm se pa një marrëveshje Kosova nuk mund ta realizojë vizionin e vet pa u anëtarësuar në NATO dhe BE, sikurse edhe Serbia nuk mund të lëvizë drejt të ardhmes evropiane…Pra nuk mund të mbesim viktimë e së kaluarës së hidhur, por duhet të shikojmë për beneficionet e së ardhmes. Gjithashtu nuk duhet të mbesim peng i mitit të së kaluarës….Sot edhe në Kosovë e Serbi nuk është patriotizëm të vajtohet e kaluara, por të arrihet marrëveshja”, ka deklaruar Thaçi, raporton “Zeri.info”.

Tutje presidenti i vendit, në këtë konferencë ka thënë se shpresat i kanë tek Federica Mogherini dhe SHBA-ja për këtë proces.

Thaçi po ashtu ka thënë se me arritjen e marrëveshjes do të mund të fitojë edhe Kosova edhe Serbia.

“E di se me marrëveshje mund të fitojmë shumë të dyja palët, por jam i frikësuar se nëse nuk arrijmë marrëveshjen do të humbim shumë, do të mbesin vendet e izoluara.

Sepse BE as Kosovën as Serbinë nuk do ta pranojë me problemet që ka, por vetëm me tejkalimin e këtyre problemeve”, ka deklaruar Thaçi pas takimit.

Share Messenger

Më të lexuarat