Flet Albin Kurti drejt fitores: Erdhi Dita, ndryshimit të Kosovës do t’i prijë Lëvizja Vetëvendosje

Share Messenger

Tanimë drejt fitores, Albin Kurti ka shpallur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Në një deklarim për RTV Dukagjinin, Kurti u shpreh se ndryshimit të Kosovës do t’i prijë Lëvizja Vetëvendosje.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ftoi qytetarët t’i bashkohen festës së fitores në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

“Ndryshimit i prin dhe do t’i prijë Vetëvendosje. Do ta fillojmë punën shumë shpejt sepse kemi humbur shumë kohë. Ende nuk më lanë telefonuar. Ne do ta bëjmë festën në sheshin Skënderbe, i ftojë qytetarët që të vijnë ta festojmë fitoren tonë sepse Erdhi Dita”, ka thënë Kurti.

Share Messenger

Më të lexuarat