Flamuri lart i Kosovës, çmendi Serbët e Rumunët! – Pamjet

1326 Shares Share Messenger

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grandt Prixin Tel Aviv të Izraelit, pasi ka mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen. Normalisht fitorja e madhe e Shqiptares, nuk i ka bërë të ndihet mirë kundërshtaret e Kosoves, si Serbia gjithashtu edhe Rumania e cila ishte prezent duke parë ngritjen e flamurit të Kosoves,transmeton FishMedia.

Kampionia Olimpike e Rio 2016 dhe ish-kampionia e botës, Majlinda Kelmendi u kthye në garat ndërkombëtare në fund të vitit 2018 me një medalje të argjendtë në Grand Slam Abu Dhabi dhe medalje ari në Grand Prix Tashkent.

Xhudistja pejane ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Tel Aviv pasi ka mposhtur izraeliten Gili Cohen në kategorinë deri në 52 kilogramë për vetëm 35 sekonda.

Majlinda Kelmendi deri në finale ka arritur pas tri fitoreve radhazi me ippon.

Fillimisht pejania mposhti në raundin e dytë xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani, ndërsa pas saj në çerekfinale fitoi ndaj Fabienne Kocher nga Zvicra.
Në gjysmëfinale, Kelmendi pati garën më të fortë ndaj rumunes Andreea Chitu, të cilën e mposhti pas vazhdimeve me ippon.

Share Messenger

Më të lexuarat