Flaka Surroi i drejtohet Halil Kastratit: Kurrfarë bamirësie nuk është ajo që përcillet me kamera, është keqpërdorim!

1216 Shares Share Messenger

Publicistja, Flaka Surroi indirekt i ka dhënë goditjen humanistit, Halil Kastrati.Ajo përmes një statusi në Facebook, pa përmendur emra, ka shkruar se kurrfarë bamirësie nuk është ajo e cila përcillet me kamera e komunikata për shtyp.

Ka shkruar se kjo që po bëhet, nuk është asgjë tjetër veçse keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë

“Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat dhe kumtesat për shtyp. Është, për më tepër, keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë.

Nëse bash keni vendosur të ndihmoni, bëjeni qetazi, për ndërgjegje, e jo për reklamë” ka shkruar Surroi.Ndryshe, gjatë natës së mbrëmshme humanisti, Halil Kastrati bëri të ditur se më 17 shkurt do t’i dhurojë 17 banesa për njerëzit në nevojë.

Share Messenger

Më të lexuarat