Fjalët prekëse të shoqes së Aulon Zekës

Share Messenger

Vdekja e 16 vjeçarit Aulon Zeka nga Prishtina tronditi familjen, shoqërinë dhe mbarë vendin.E pa dyshim që ky lajm ishte akoma më i vështir për familjarët e tij.

Ata kanë shprehur dhembjen po edhe mllefin e tyre për vrasjen makabre të Aulonit edhe në postime në rrjetet sociale.

Përveç familjes reagime pati edhe nga persona që nuk e kanë njohur atë.

E ndër shkrimet më prekëse kanë qenë ato të shoqërisë së tij, të cilët përmes postimeve të tyre, shprehnin pikëllimin e thellë për humbjen e shokut të tyre

Ky është një postim i njërës prej shoqeve të Aulonit.

Ja postimi i plotë i saj:

Loni jem sante flen n’dhe kreveti jot u met that ,n’ven qe me tpercjell nshkoll si krejt moshatart e tu na ty tpercjellem te vorri vllau jem.Je kon n’moshen ma t’mir tjetes nlule trinis ta moren jeten.Andrra jote u kan mu bo fotograf po ta murren andrren st’lan me e bo realitet.Ta moren shpirtin e driten e syve n’mnyren mat keqe ,tbonen tortur vllau jem po tash ke me kon i qet afer Zotit .Krejt Kosova jemi qu nkam me t’sheru e masi u sherove tmuren.E ke pas shpinen e operume plot me hekra e varr e bash qaty t’qellun mbi plag t’sherume , ti kan pertri plagt …
E ti qe ja more jeten qysh ndihesh tash?A ki familje? A menon qysh nihet ajo nan qe e ka majt 9 muj nbark e ka hek me to ton jeten , ajo nan qe e puthi sot per s’dekti ,ajo nan qe sot ja preku ftyren e ftoht ,ja pa ftyren me gjak,ajo nan e moter qe ni cop e zemres i shkoj bashk me Aulonin .E ty, qe ja more jeten me dur tua , kurr drite me syt e tu mos pafshe , kurr mos u knaqshe,dita jote kurr mos ardht e u kalbsh n’burg.E ty moj femen e pist duhet me t’torturu e mjer familja qe t’ka rrit ,e ke dit qka ka mi ndodh shokut ton edhe nuk ke bo za te kerkush , je shku n’lokal te baba i Aulonit ke hanger buk e mas asajna ja keni mar shpirtin ,se juve edhe njerz me ju thon osht e tepert se ju jeni kafsh.
A e dini sa shpirti i sa njerit nuk mundet me flejt sonte e nuk ka flejt as dje e as nuk ka me u knaqe kurr ma kur e dim se ni shpirt t’pafajshem e kemi shti ndhe?Krejt moshatart e tu Aulon kan me shku neser nshkoll e kan me i mbrri andrrat e tyne e ti je i pshtjellun me tbardha e i mbulum me dhe…..
Kur t’prunen sot n’drrasa e erdha met puthe mu duk qe putha hekur , ishe ftof o vlla , ftyren e kishe pas me gjak e vrimen e kishe pas n’hune ..T’kallxova qe tdu shum edhe tkom desht gjith se e di qe m’ke ni..N’ato momente sdeshta kurgjo ma shume se me t’pa edhe nihere tu kesh e me ta ni zonin shpirti jem po ky sen ska me ndodh ma kurr ,zanin ton e kom nkry e tkeshmen tone n’zemer pergjithmon.
Po Zoti njerzt e mire i mer ma heret e nuk i len n’ket bot t’pist .N’ket Kosov , nket shtet tposhter nt’cilin vritet njeri e kerkush nuk nin kurgjo, kercenohet njeri haptas e kerkush nuk reagon po veq ja bon like kercenimin…… Drejtsi nuk ka ktu po drejtsia e Allahut nuk humbet kurr . Nuk po shkruj per me mar like ,menxi dora po punon mi shkru kto fjal qe kurre nuk i kom menu,po shkruj me e kuptu krejt nqfar veni jena tu jetu e me u vetdijsu,me ja dit vleren njerzve qe i keni afer se ata po shkojkan n’shpejtsi t’drites kur nuk e pret hiq , me shkru e me u lut qe asni prind e asni shpirt mos me u sprovu sikur ne…
Pusho i qet Aulon shpirti jem,dheu qofte i leht per ty e Allahu e meshiroft shpirtin ton, se shpirtat ton jon thy pergjithmon….

Share Messenger

Më të lexuarat