Fitimet nga tarifa në Rrugën e Kombit: Mbi 10 milionë qysh në vitin e parë

Share Messenger

Shqipëria ka vendosur që të vë tarifë për veturat që kalojnë nëpër Rrugën e Kombit.
Pagesa për vetuar do të jetë pesë euro.

Sipas një studimi të fizibilitetit, në Rrugën e Kombit kalojnë mesatarisht 6.000 vetura brenda ditës.

Një përllogaritje me tarifën minimale pesë euro (sepse ka edhe tarifa të tjera), tregon se fitimet do të jenë afër 11 milionë euro në vit, njofton Klan Kosova.

Por, kur shtohen këtu edhe pagesat për mjete të mëdha si autobus e kamion që tariforen më shumë, atëherë kjo shumë pritet të rritet edhe më.

Për rreth 30 vjet pritet që fitimet të jenë afër gjysmë-miliardi.

Siç dihet, rruga e kombit është e lëshuar me koncesion për 30 vjet tek një kompani turke dhe dy shqiptare.

Qeveria e Shqipërisë ka njoftuar se nuk mund të zbresë çmimin e përcaktuar për të paguar kushdo që kalon nëpër autostradat shqiptare përfshirë edhe Rrugën e Kombit. Këshilltari i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Dardan Malaj, ka thënë se gjithë procedurat tenderuese dhe të koncesonimit kanë kaluar më 2016. Ka thënë po ashtu se reagimi i Ministrit kosovar Pal Lekaj ka ardhur për shkak të mungesës së informacioneve.

Sidoqoftë, për këtë taksë ka pasur reagime në Kosovë dhe Shqipëri.

Sali Berisha e ka quajtur plaçkë të Edi Ramës këtë taksë dhe ka thënë se nuk duhet të vendoset për shkak se e njëjta rrugë i sjell Shtetit 300 milionë euro në vit.

Ndërkohë, avokati Dastid Pallaska ka thënë se Edi Ramës i është harxhuar tregu i drogës ndërsa paratë po tenton t’i mbledh përmes taksës për Rrugën e Kombit.
Në këtë frymë, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se do të kërkojë sqarime nga Shqipëria për këtë taksë. Madje, ka thënë se për këtë veprim nuk ka pasur fare konsultime.

Sipas të dhënave të publikuara para një viti kur ishin dhënë në koncesion autostradat e Shqipërisë, për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25. Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Koeficienti për automjetet me 6 rrota, kamionët e mesëm të kategorisë G, koeficienti është 3.25 dhe taksa për ta do të jetë sipas llogarive është rreth 16 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe ata do të paguajnë plot 23 euro.
TAKSAT E RRUGËS SË KOMBIT

Mjetet me 3 rrota 2.5 euro
Mjete me 4 rrota 5 euro
Mjetet me 6 rrota, autobusët 11 euro
Mjetet e rënda, kamionët 26 euro
Mjetet e rënda, kategoria H 23 euro

Share Messenger

Më të lexuarat