Fillon takimi me Isa Mustafen, flet Kurti: Do të jem Kryeministër i qeverisë me 12 ministri

Share Messenger

Albin Kurti flet para takimit me Isa Mustafën ka folur para mediave, ku ka thënë se shpreson të arrijnë marrëveshje, ndërsa ministrat vijnë në fund, duke theksuar se ai do të jetë kryemistër i qeverisë me 12 ministri.

Kurti ka arritur në Kuvend të Kosovës, aty ku për pak pritet të arrijë edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa, për të nënshkruar marrëveshjen për koalicion.

” Unë do të jem Kryeministër i qeverisë me 12 ministri. Sot do të flasim për marrveshjen ndërsa, ministritë vijnë në fund”, tha shkurt Kurti.
I pyetur nga gazetarët se a do të ketë marrëveshje sot, ai ka thënë se për këtë arsyeje janë aty. Ndryshe, pak minuta më parë, Kurti para selisë të VV-së tha se sot do të vazhdojnë bisedimet për kabinetin qeverisë, shpresojmë që do të arrijmë marrëveshjen për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv.

Në fund, vijnë emrat për ministri, ka deklaruar Kurti.

Takimi LDK-VV do të ndodhë në ora 14:00.

Share Messenger

Më të lexuarat