Fillon rinovimi i Ronaldos, por jo me pagë sa Messi e Neymari

Share Messenger

Për disa muaj, fati i Cristiano Ronaldos dukej se ishte larg nga Madridi, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Megjithatë, situata ka marrë një kthesë të rëndësishme këtë javë. Portugezit do t’i plotësohet dëshira për të rinovuar kontratën, por sërish do të fitojë më pak se Messi e Neymari.

Klubi tashmë e ka informuar Ronaldon për synimin që ka; përmirësimin e kontratës dhe përmbushje e premtimit të dhënë nga Florentino Pérez, pas përfundimit të finales së Cardiffit, ku Real Madridi fitoi Ligën e Kampioneve të fundit, të 12-të, pas fitores 4-1 ndaj Juventusit.

Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, José Ángel Sánchez, ka qenë ai që ka komunikuar me CR7 dhe i ka bërë me dije kënaqësinë e klubit për ecurinë e tij në muajt e fundit. Si pasojë e kësaj, do të rishikohet paga e portugezit, çka është diçka e merituar.

Në kontaktin e parë nuk është folur për sasi, por Cristiano e ka vlerësuar atë shumë pozitivisht. Në fakt, ideja e dy palëve është mbyllja e rinovimit para fillimit të Kupës së Botës. Burimet e klubit madrilen vlerësojnë se paga e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” mund të shkojë nga 21 milionë euro neto, në 30 milionë euro fikse dhe 2 milionë euro më shumë nga objektivat.

LEXO EDHE: Zidane ka vetëm një dilemë për fazën e sulmit kundër Bayernit

Kjo shifër do të ishte më afër pagës 35 milionëshe të Neymar. Por, luzitani ende do të qëndrojë larg shifrës rekord botëror, që merr tani Leo Messi, 45 milionë euro në vit. Kohëzgjatja e kontratës së riparë financiarisht për Ronaldon nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet deri në vitin 2021.

Në dhjetor, gjatë Kupës së Botës për Klube, në Abu Dhabi, José Ángel Sánchez dhe Cristiano Ronaldo mbajtën një takim tjetër, në të cilin menaxheri i propozoi një përmirësim të kushteve financiare të kontratës.

Ky propozim përbëhej nga një rritje page prej 9 milionë euro, por të kushtëzuara me arritjen e titujve (Ligën e Kampionëve…) dhe çmimet individuale (“Golden Ball”, “The Best”…). Oferta u refuzua nga CR7, duke e konsideruar atë një mungesë respekti për karrierën e tij në klub.

Paraqitja dhe golat e portugezit në muajt e fundit kanë bërë që klubi i bardhë të ndryshojë qëndrimin e tij. Në fakt, ylli portugez po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij. Ndaj Athletic, të mërkurën, Cristiano Ronaldo e zgjati “brezin” e tij në 12 ndeshje radhazi, që shënon, duke barazuar rekordin e vet të sezonit 2014-2015, në të cilin, ai, gjithashtu, grumbulloi një duzinë lojrash të njëpasnjëshme me gol.

Për sezonin e tetë radhazi, Ronaldo e ka tejkaluar shifrën e 40 golave. Shuma aktuale është 42 gola për Ronaldon. Nga këta, 24 gola janë shënuar në La Liga, 15 në Ligën e Kampionëve, 2 në Botërorin për Klube dhe 1 në Superkupën Spanjolle.

Share Messenger

Më të lexuarat