FIFA publikon renditjen e re: Ju ku renditet Kosova dhe Shqiperia

Share Messenger

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtarëve, ku Kosova ka shënuar rritje për një vend. Nga vendi 120, Kombëtarja e Kosovës, ngritët në vendin 119.

Pas ndeshjeve të kombëtareve të muajit shtator, FIFA edhe zyrtarisht ka publikuar listën dhe renditjen e re të shteteve, pas rezultateve të grumbulluara në ndeshjet e fundit.

Kombëtarja e Kosovës me një fitore ndaj Çekisë (2-1) dhe një humbje nda Anglisë (5-3), ka shënuar ngritje në tabelën e FIFA’s.

Pas këtyre rezultateve Kosova shënon ngritje pozitive, duke shkuar një vend më lartë nga pozita 120 në atë në 119.

FIFA në publikimin e pozitave ka shkruar edhe për Kosovën duke e cekur që kjo është pozita më e mirë e saj deri më tani sa është futur me të drejta të barabarta me shtetet tjera në shtëpinë e futbollit botëror.

Ndërkaq 5 vendet e para i kryesojnë, Belgjika, Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.

Ndersa Shqiperia është rënditur me nr 64.

KËTU mund ta shikoni renditjen përfundimtare të FIFA’s.

Share Messenger

Më të lexuarat