Fehmi Feratit nga Vetëvendosje voton Abrashin

35 Shares Share Messenger

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati, po distancohet edhe më shumë nga partia e tij.

Ferati, i njohur si Fehi, pasi kundërshtoi koalicionin e lidhur ndërmjet VV’së dhe Aleancës Kosova e Re për balotazhin në Mitrovicë, tash ka treguar se nuk e mbështet as bashkëpartiakun e tij, Shpend Ahmeti, në garën për kryetar të Prishtinës.

Në një sondazh të bërë në Facebook, nga televizioni Klan Kosova, për debatin ndërmjet Ahmetit dhe Arban Abrashit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ferati ka votuar për këtë të fundit.

Share Messenger

Më të lexuarat