Fatmir Limaj flet në orën 15, tregon a kanë arritur koalicion me LDK-në ?

Share Messenger

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një takim me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.Pas takimit, për media ka folur Limaj, i cili tha se kanë biseduar rreth zhvillimeve në vend, me fokus të veçantë për temat të cilat duhet të trajtohen me seriozitet.“Do të ishte mirë të trajtohen temat e rëndësishme, ta kemi një qeverisje që kryen punë dhe jo fjalë. Ky është një moment i rëndësishëm dhe vendi s’ka kohë të humb, ka thënë Limaj aps takimit me Mustafën.

Sipas tij partitë s’duhet t’i kaplojë euforia e një vote më tepër, duke dhënë fjalë që s’mund të mbahen.“Të gjithë e dimë më çfarë tema do të ballafaqohet qeveria e ardhshme, prandaj edhe apel i im është që të bëhet kujdes në fushatë elektorale. Qeveria duhet t’i ndalë fjalët e jo të thirret në folklorizma”, ka thënë Limaj.Duke mos dhënë një përgjigje konkrete nëse është arritur ndonjë marrëveeshje për koalicion parazgjedhor me LDK-në, ai tha se mbetet NISMA-s i të vendos.

Për këtë fatmir limaj do të flas në konferecnë për media të thirrur në orën 15.

Share Messenger

Më të lexuarat