Faruk Nura pritet me entuziazëm në Kabash, thotë se zhvillimi i këtij fshati do të jetë prioritet në qeverisjen e tij

Share Messenger

Dega e AAK-së në Viti, ka vazhduar me fushatën elektorale, me një tubim të organizuar në fshatin Kabash.

Kandidati për kryetar të komunës së Vitisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Faruk Nura ka gjetur pritje të ngrohtë nga simpatizantët dhe përkrahës të tij në këtë lokalitet, ku ka thënë se në programin e tij qeverisës, primare ka punësimin e të rinjve si dhe zhvillimin ekonomik por edhe zhvillimin e lokaliteteve përmes investimeve gjatë qeverisjes së tij në katër vitet e ardhshme.

Ai u zotua se gjatë mandatit të tij, fokus të veçantë do të jenë investimet në të gjitha lokalitetet pa dallim. Ai ka thënë se do të punojnë që qytetarët të kenë shërbime cilësore komunale dhe zgjidhje për problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen banorët.

“Në qeverisjen time Kabashi do të zhvillohet në të gjitha fushat, do të sjellim investime në infrastrukturë në çdo lagje. Nga investimet kapitale që synojmë t’i realizojmë në këtë komun Kabashi do të ketë trajtim të veçantë dhe nuk do të lihet anash sikurse ka ndodhur deri tash”, tha Nura.

Gjatë shpalosjes së programit qeverisës dhe prezantimit të kandidatëve për këshilltarë komunalë, Nura ka theksuar se në rast se ai del fitues në zgjedhjet e 22 tetorit do ta ndalë keq-qeverisjen, korrupsionin dhe nepotizmin.

Banorët e Kabashit janë shprehur të bindur në fitoren e Nurës dhe të AAK’së më 22 tetor në Viti, ku i sigurt në fitoren e AAK-së në këtë lokalitet dhe më gjërë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit u shpreh edhe vet Nura./PlusTv/

Share Messenger

Më të lexuarat