Fajon: BE është marrë peng nga Franca

Share Messenger

Eurodeputetja Tanja Fajon ka thënë se Bashkimi Eurpian është marrë peng nga Franca duke vazhduar të minojë interesin e tyre në Ballkan.

Fajon ka theksuar se, “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dje dritën jeshile për të hapur bisedimet me BE”.

Megjithatë ajo shton se, “PE mbetet një aleat i fortë.” Sipas saj me me këtë vendim, “besueshmëria e unionit u shkatërrua”.
“Franca po luan një lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se ne të gjithë do të paguajmë çmimin e kësaj’, ka thënë Fajon.

Kjo, sipas saj, “është e papranueshme”.

“Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer që humbën një tjetër mundësi për të demonstruar se zgjerimi vlen dhe kështu ne mbajmë premtimet tona. BE është marrë peng nga Franca që nuk kupton dhe vazhdon të minojë interesin tonë në Ballkan”, ka nënvizuar Fajon.

Share Messenger

Më të lexuarat