Eugent Bushpepa tregon cila ishte çudia më e madhe e Eurovisionit

19 Shares Share Messenger

Eurosong ka përfunduar edhe për këtë vit, por komentet pas eventit nuk ka marrë fund ende.
Gjatë këtyre ditëve, votat e shteteve të ndryshme janë bërë çështje e ditës. Votimi i Italisë për Shqipërinë me zero pikë, në pothuaj të gjitha mediat shqiptare është komentuar gjatë.

Genti, i kthyer pas pjesëmarrjes në këtë kompeticion, ka ndarë sonte me publikun nga studio e Opinion ndjesitë e kësaj experience, por nuk ka kaluar pa komnet edhe votimin absurd të Italisë. Gjatë intervistës, Genti tha se një nga gjërat që nuk priste nga Eurosong 2018 ishte vlerësimi i Italisë për këngën e tij.

Ai tha se iu duk çudi e madhe vlerësimi i Italisë, së cilës Shqipëria i dha pikët maksimale, por mori prej saj zero pike: “Çudia më të madhe në këtë mes ishte Italia. Ne menduam që duke pasur edhe një përfaqësues shqiptar, ata do të tregoheshin pak më zemërmirë me ne” – tha Genti duke shtuar se ai vetë nuk kishte asnjë dijeni për delegacionin që jepte pikët. “Unë nuk kam pasur asnjë bisedë paraprake me delegacionin e pikëve”.

Share Messenger