Erdogan i quan armiq të Islamit Mogherinin e Hahnin

Share Messenger

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përfaqësuesit e BE’së si Federica Mogherinin, Kati Pirin dhe Johannes Hahnin i ka quajtur armiq të Islamit, transmeton Gazeta Metro.

Erdogan në një intervistë për televizionin turk Ülke ka thënë se Kati Piri, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn janë armiq të islamit dhe se myslimanët duhet të kenë kujdes nga ata.

“Nuk ka nevojë të flitet për atë grua në PE. Le të mos e shpërndajmë propagandën e saj… Ata këshillojnë [BE-në] për të ndaluar bisedimet e rreth anëtarësimit. Do doja që ta përfundojnë një gjë të tillë dhe të ndalonin bisedimet rreth hyrjes [në BE]. Ministri ynë i Jashtëm ka bërë shpjegimet e nevojshme në takimin me Mogherinin [shefen e punëve të jashtme në BE], pastaj me atë gruan [Piri] dhe me austrianin [Hahn]. Por ata nuk janë të ndershëm, nuk janë të sinqertë. Ne nuk duhet ta harrojmë këtë: Ne jemi myslimanë dhe ata janë armiq të Islamit”, ka deklaruar Erdogani

Më 13 mars, ligjvënësit e BE-se e kanë ngrirë zyrtarisht procesin e anëtarësimit të Turqisë për shkak të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të njeriut.

Piri ka thënë se Erdogan po vepron si një politikan populist dhe ka ftuar BE’në që të bëj më shumë presion ndaj qeverisë turke për respektimin e drejtave të njeriut.

Share Messenger

Më të lexuarat