Enver Hoxhaj uron bashkëshorten për ditëlindje, ja se me kë e krahason ai

Share Messenger

Zëvendëskryeministri njëherësh edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mëngjesin e sotëm e filloi me një dedikim romantik për bashkëshorten, Remzie Shahini-Hoxhaj.Hoxhaj përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, uron bashkëshorten për ditëlindje teksa e krahason me diellin.“Kafe me Remzien për ditëlindjen e saj, e cila është si dielli që ka lëvizur përreth meje për gati dy dekada duke qenë mike, grua dhe nënë e përkushtuar e dy fëmijëve tanë, Leas dhe Lirit.”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Hoxhaj njihet për dedikime të tilla poetike ndaj personave që i ka për zemër.Në vitin 2011 një thënie e Enver Hoxhajt për Hashim Thaçin kishte bërë bujë mediatike. Atëherë si ministër i Arsimit, Hoxhaj kishte shkruar për shefin e partisë, ish kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçinbme: “të gjithë do të vdesim e do të bëhemi hi, emri i Hashim Thaçit do të rrojë përherë”. Madje këtë dedikim e kishte vendosur në një pllakatë duke e varur në objektin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Madje, Hoxhaj fjalë të njëjta pati thënë edhe për Kadri Veselin në vitin 2016.“Kadri Veseli ka qenë gjithmonë njeri i idealeve të mëdha. Ka qenë njëri i përgjegjësive të larta shtetërore. Ai i ka të gjitha atributet, vizionin që të jetë lideri i PDK’së dhe lider shtetëror i Kosovës”, pati thënë ai në Konventën e PDK’së.

Share Messenger

Më të lexuarat