Endriti shkon në Londër për ta ‘siguruar’ librin me nënshkrim të babait

9 Shares Share Messenger

Sot në Londër është bërë promovimi i librit “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, nga autorët e kësaj biografie, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Në këtë promovim ishte i pranishëm edhe vet presidenti Hashim Thaçi, raporton zeri.

Madje pak para fillimit të ceremonisë zyrtare të promovimit presidenti Thaçi dha edhe nënshkrimet e para në librin që flet për jetën dhe veprimtarinë tij.

Këto libra të cilat do të shpërndahen pas ceremonisë së promovimit, janë nënshkruar edhe nga vet autorët e kësaj biografie.

Por njëri ndër “fatlumët” e përfitimit të këtij libri me nënshkrimin e presidentit ishte edhe djali i tij, Endriti.

Endriti pak çastesh ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, së bashku me babanë e tij, presidentin Thaçi.

Endriti me këtë rast është shprehur mjaft krenar me babanë e tij.

Në mbishkrimin e fotografisë, Endriti ka shkruar “Sot në promovimin e librit biografik për Babin në Londër”.

Image

Share Messenger