Ekspertët e bastoret prestigjioze ia rrisin gjasat Kosovës për t’u bërë Kampione e Evropës

Share Messenger

Kombëtarja e Kosovës në futboll i rriti gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro 2020 pas fitores drithëruese prej 2-1 kundër Çekisë.

Kjo ka bërë që kombëtarja jonë t’i ketë 8 pikë në katër ndeshje, pas dy barazimeve dhe dy humbjeve. Në fakt, gjysma e mbetur e rrugës ende nuk ka nisur, dhe do të jetë më e vështirë se gjysma e parë. Do t’i shkojmë dhe do të presim Anglinë, do t’i shkojmë Çekisë dhe do të presim Malin e Zi. Shumë zor!

Por, bastoret sportive prestigjioze të botës e vlerësojnë lart ecurinë pozitive të vendit tonë, dhe i kanë ulur kuotën për të fituar krejt Euro 2020-n. Kosova ka kuotë prej 250 eurosh për të fituar, shkruan Periskopi, në bastoren BWIN.

Të kujtojmë se Leicester City që ishte shpallur kampion i Premier Ligës në vitin 2015 e kishte pasur kuotën 5 mijë. Që do të thotë 200 herë më të madhe se ajo e Kosovës – dhe për bastorxhinjtë, dihet se kuota më e madhe nënkupton gjasa më të vogla.

Ndërkohë që Shqipërinë ekspertët e nënçmojnë shumë duke e bërë gati dyfish më të dobët se Kosovën. Gjasat më të mëdha i ka Franca, e pasuar nga Anglia, Spanja, Belgjika, Gjermania e Holanda.

Kosova do të ndeshet sonte kundër Anglisë, dhe një fitore apo barazim eventual do ta ulte edhe më shumë kuotën nga ekspertët duke reflektuar rritje të mëtejme të gjasave tona.

Share Messenger

Më të lexuarat