Ekspertët: Arma e re e Koresë Veriore mund t’i vrasë 90% të amerikanëve brenda një viti

Share Messenger

Ekspertët e kanë paralajmëruar Kongresin Amerikan se është duke e injoruar një armë të prodhuar së fundmit nga Koreja Veriore, e cila ka kapacitet ta prishë rrjetin elektrikë të SHBA-së dhe t’i vrasë shumicën dërrmuese të amerikanëve brenda një viti.

Dy anëtarë të komisionit të shpërbërë të Kongresit, Pulsi Elektromagnetik (EMP), kanë thënë gjatë një seance dëgjimore të Nënkomisionit për Siguri të Brendshme të Dhomës së Përfaqësuesve se një sulm bërthamor EMP nga Kim Jong Un është kërcënimi më i madh ndaj SHBA-së, por prapëseprapë qeveria amerikane s’e pranon, transmeton Express.

Kryetari i ish-komisionit EMP, William Graham, dhe ish-shefi i stafit të këtij komisioni, Peter Vincent Pry, kanë paralajmëruar se një sulm i tillë mund ta prishë rrjetin elektrik të SHBA-së për një periudhë të papërcaktuar dhe t’i vrasë 90% të amerikanëve brenda një viti.

Ata i bënë thirrje Dhomës së Përfaqësuesve ta mbrojë rrjetin elektrik dhe paralajmëruan se sistemet mbrojtëse të raketave balistike të SHBA-së momentalisht janë të dizajnuara për t’i vërejtur dhe parandaluar raketat e Koresë Veriore që i afrohen SHBA-së nga rajoni i Polarit Verior, por jo edhe nga rajoni i Polarit Jugor. /Express/

Share Messenger

Më të lexuarat