E zbulon NASA: Ja kur do të dërgohet njeriu i parë në Mars

Share Messenger

Rrezatimi vdekjeprurës nga kozmosi, mundësia e humbjes së shikimit, atrofimi i eshtrave. Kjo është vetëm një pjesë e sprovave, të cilat shkencëtarët duhet t’i tejkalojnë para se ndonjë astronaut të shkelë në Mars.

Agjencia amerikane e kozmosit beson se mund të dërgojë njeriun në Planetin e Kuq në 25 vitet e ardhshme, por se pengesat teknologjike dhe mjekësore janë të mëdha.

“Sipas llogarive të tashme, do të na duhen 25 vite që t’i zgjidhim problemet”, ka thënë zyrtari i NASA-s dhe astronauti i dikurshëm Tom Johns.
“Por, me teknologjitë kryesore duhet të fillojmë menjëherë”, ka shtuar ai.

Duke pasur parasysh se është larg 225 milionë kilometra, Marsi vë pnegesa shumë më të mëdha shkencore në krahasim me ato me rastin e fluturimit të Hënë.

Me teknologjinë e tashme raketore, astronautëve deri në Mars do t’u duhen nëntë muaj. Çmimi fizik i këtij fluturimi kaq të gjatë mund të jetë i madh.

Për shembull, mendohet se qëndrimi në gjendje të papeshë mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në enët e gjakut të retinës së syrit dhe është i mundshëm humbja e shikimit.

Pasojë tjetër është humbja e kalciumit dhe e masës së eshtrave, transmeton gazetametro.net.

Shpëtim do të ishte shkurtimi i udhëtimit me motorë nuklearë, që edhe do të prodhonin energji elektrike në fluturime, e Johns mendon se kjo mund të arrihet për 25 vite.

Por, problem i pazgjidhur mbetet mbrojtja nga rrezatimi kozmik, pastaj duhet ta zgjedhin problemin e një anijeje, e cila me vrull hyn në atmosferën e Marsit, por që aterron ngadalë.

Një rover, cili është në rrugë do të zbulojë edhe më fshehtësitë e Planetit të kuq, ndërsa kompani provate si SpaceX po zhvillojnë teknologji, të cilat do të mund të përdoren në misionet e ardhshme në Mars.

Dias shkencëtare mendojnë se hulumtimet e reja në Hsënë janë të rëndësishme për misionet në Mars, sepse atje njerëzit mund të mësojnë aplikimin e teknologjive, të cilat do t’u nevojiten në Planetin e Kuq.

Share Messenger

Më të lexuarat