E thotë trajneri i Fenerbahces: Unë jam nga Kosova, fëmija i një familje emigruese

Share Messenger

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, nuk është i vetmi kosovar te Fenerbahce. Së fundmi edhe trajner i skuadrës, Ersun Yanal, ka pranuar se vjen nga Kosova.

Trajneri i njohur turk së fundmi ka pranuar se me origjinë është nga Kosova. 57 vjeçari i lindur në Izmir të Turqisë ka thënë se vjen nga një familje emigruese.

“Pas shumë kohësh, duke na kujtuar të parët tanë u bëtë shkak që të shikojmë çka kanë bërë ata. Unë kam lindur në Izmir. Jam fëmija i tretë i një familje emigruese. Me origjinë jam nga Kosova” – ka thënë ai në emsionin ‘Qejfi më i madh se Stambolli’.

Tutje, Ersun Yanal ka treguar se një ndër arsyet kryesore pse ai e dashuron futbollin janë kushërinjtë e nënës së tij, e cila vjen nga Kosova.

“Një ndër arsyet kryesore se pse e dua futbollin janë dy vëllezërit, Ajhan dhe Ajfer Elmatasoglu. Ata janë kushërinjtë e nënës sime nga Kosova. Të dy disa vite kanë veshur edhe fanellën e kombëtares së Turqisë” – tha mes tjerash Yanal.

Share Messenger

Më të lexuarat