E përbashkëta e VV-së dhe LDK-së, sharjen që ia bëjnë Thaçit

Share Messenger

Avokati Dastid Pallaska ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje pak gjëra kanë të përbashkëta.

Pallaska ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK nuk po arrijnë të formojnë qeveri sepse janë parti shumë të kundërta mes vete.

Ai ka deklaruar në RTV DUkagjini se këto dy subjekte të përbashkët e kanë vetëm “sharjen që ia bëjnë Hashim Thaçit.

“Këto qëndrime janë të mjaftueshme për të rrëzuar Hashim Thaçin nga pushteti por nuk janë të mjaftueshme për të ndërtuar një ardhmëri të përbashkët”.

Avokati thotë se Vetëvendosje është duke shantazhuar LDK-në në bashkëpunim.

“Është paradoksale t’i thuash dikujt: zgjidh i pari por mos e zgjidh atë ministri”.

Pallaska thotë se në Kosovë historikisht partneri i vogël qeverisës ka marrë pak më shumë pasi i madhi e ka përgjegjësinë të ndërtojë qeverinë dhe nëse dështon formimi i qeverisë i madhi humb më shumë, përcjell Telegrafi.

I pyetur nëse e sheh të mundshme këtë koalicion, avokati ka thënë se gjasat janë shumë të vogla nëse nuk ndërthuren interesa tjera.

Share Messenger

Më të lexuarat