E papritur: Kreu i sigurimit Anglez thotë se është i shqetësuar që do të shkoj në Kosovë

Share Messenger

Kosova pritet që të zhvillojë në nëntor ndeshjen kundër Anglisë, ku këta të fundit, do të jenë mysafir në vend. Rreth kësaj, kreu i sigurimit anglez, Tony Conniford, është shprehur i frikësuar, pasi që sipas tij, fansat ndonjëherë janë shumë agresivë,transmeton FishMedia.info.

Ai thotë se është goxha i shqetësuar dhe se i ka humbur vetbesimi, pasi që nuk e ka vizituar Kosovën asnjëherë më parë.

“Jam shumë i shqetësuar, nuk do të them kam vetbesim. Sepse nuk kam”, ka thënë ai.
Sipas tij, UEFA dhe FIFA duhet të marrin përsiper dhe në konsideratë problemet që mund të shkaktohen me afatet dhe datat e nisjes, të planifikuara nga ata.

“Kam parë grupe në rrjete sociale, si dhe imazhet e portretizuara duke e shoqëruar ekipin kombëtarë të vendit. Ne po shkojmë në Kosovë, Anglia nuk ka luajtur asnjëherë atje. Unë e di që ndonjëherë fansat dijnë të tregojnë sjellje agresive, madje edhe ndaj policëve”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Kosova dhe Anglia pritet të luajnë në muajin nëntor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të EURO 2020./FishMedia/

Share Messenger

Më të lexuarat