E papritur: Konfirmohet se kur do të ketë rimeç ndërmjet Joshuas dhe Ruizit

Share Messenger

Rimeçi ndërmjet Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit do të zhvillohet në nëntor ose në dhjetor, ka thënë promotori i Joshuas, Eddie Hearn.

Ditë më parë Ruiz kishte bërë një nga befasitë më të mëdha në botën e boksit, duke e rrëzuar nga froni Joshuan në meçin e së dielës në New York, transmeton Koha.net.

Ruiz i mori Joshuas titujt IBF, WBO dhe WBA në kategorinë e rëndë.

E në kontratë ishte një klauzolë për rimeç, e cila është aktivizuar të martën pas bisedimeve, ka bërë të ditur Hearn.

“Pas takimeve me Joshuan, Rob Mc (trajnerin e Joshuas) dhe ekipin menaxhues sot kemi aktivizuar klauzolën për rimeç me Andy Ruiz. Lufta do të ndodhë në nëntor ose dhjetor në një arenë që do të konfirmohet së shpejti”, ka thënë Hearn, raporton BBC.

Share Messenger

Më të lexuarat